
Pas mbylljes së votimeve për raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, sipas sondazheve Partia e Tubimit Kombëtar, e ekstremit të djathtë e udhëhequr nga Marie Le Pen shihet si fituese duke udhëhequr me rreth 34 përqind të votave.
Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) u pa në vendin e dytë me rreth 29 për qind, përpara bllokut qendror të Presidentit Emmanuel Macron në vendin e tretë me 20.5-23 për qind.
Sipas sondazhistëve Tubimi Kombëtar dhe aleatët e tij mund të fitonin midis 260-310 vende parlamentare në raundin e dytë të votimit më 7 korrik.
289 vende nevojiten për një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, dhomën e ulët të parlamentit të Francës.
Pas exit poll-it, Macron u kërkoi votuesve të bllokojnë të djathtën ekstreme në zgjedhjet vendimtare legjislative të raundit të dytë, të cilat zhvillohen javën e ardhshme, duke bërë thirrje për një "aleancë të gjerë". Versus.al








