
Papa Françesku do të varroset me të njëjtat këpucë të zeza, të thjeshta dhe të konsumuara që ka veshur për vite me radhë në të gjitha paraqitjet e tij publike. Një palë këpucë ortopedike, modeste dhe të vjetruara, në vend të pantoflave tradicionale papnore, simbol i pushtetit.
Një gjest i fundit në përputhje me stilin e tij të përulur dhe pranë të fundit, që e ka karakterizuar gjithmonë pontifikatin e tij — i dukshëm edhe në vendimin për të hequr dorë nga apartamentet luksoze të Vatikanit dhe për të jetuar në dhomën e thjeshtë 201 në Domus Santa Marta, si dhe në dëshirën për t’u varrosur “në tokë të zhveshur”.
Ceremonia mortore e Atit të Shenjtë do të mbahet sot, të shtunën më 26 prill, në orën 10:00, në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, sipas modelit të ndjekur edhe për funeralin e Gjon Palit II. Në përfundim të ceremonisë, trupi i tij do të transferohet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ku Papa Françesku do të prehet përgjithmonë. Riti i mbylljes së arkivolit është kryer në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme. /Versus.al/








