BOTA /

Mediat botërore "ngrenë alarmin" : Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Papa Franceskut

Kjo situatë ka nxjerrë në pah disa lëvizje të rëndësishme nga ana e Papës, si emërimi i kardinalit Giovanni Battista Re si kreu i Kolegjit të Kardinalëve.

Shkruar nga Versus

Mediat botërore "ngrenë alarmin" : Përkeqësohet

Lajmet që vijnë për shëndetin e Papa Françeskut janë shqetësuese dhe duket se shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm. Duke qenë 88 vjeç, Papa po përballet me një infeksion respirator dhe ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë. Ai ka pneumoni bilaterale.

Papa ka pranuar trajtimin, pasi mjekët e paralajmëruan për rrezikim të shëndetit, nëse qëndron në Vatikan. Kjo situatë ka nxjerrë në pah disa lëvizje të rëndësishme nga ana e Papës, si emërimi i kardinalit Giovanni Battista Re si kreu i Kolegjit të Kardinalëve.

 Ky emërim ka të bëjë me pasigurinë e mundshme rreth procesit të zgjedhjes së Papës të ardhshëm dhe ka për qëllim të sigurojë që reformat dhe trashëgimia e Papa Françeskut të vazhdojnë pas tij.

Edhe pse kardinali është mjaft i moshuar për të marrë pjesë në Konklavë (organ që zgjedh Papën), ai pritet të sigurojë ruajtjen e trashëgimisë së Papës aktual.

Tags:

papa

Poll