Mijëra njerëz morën pjesë në protestat në mbarë botën kundër Elon Musk të shtunën, duke protestuar si për praktikat e njeriut më të pasur në botë, ashtu edhe për praninë e tij në krah të Donald Trump.
Protestat u zhvilluan para pothuajse çdo ekspozitori Tesla në SHBA dhe në vende tw ndryshme në mbarë botën. Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të bëjnë tre gjëra: të mos blejnë Tesla, të shesin aksionet e Tesla-s dhe t'i bashkohen lëvizjes "Tesla Takedown".
“Ndalimi i Elon Musk do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe demokracisë”, thuhet në një nga sloganet.
Elon Musk është kreu i Zyrës së Efikasitetit të Qeverisë, të cilën Donald Trump e ka ngarkuar me shkurtimin e buxhetit federal të SHBA-së, i cili përfshin pushimin nga puna të mijëra punëtorëve. Ai pohoi të enjten se pothuajse askush nuk është shkarkuar.








