Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se “Italia është në favor të zgjidhjes me dy shtete për dy popuj, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të kryhet njëkohësisht me njohjen -nga ana e saj- të shtetit të Izraelit”.
“Ne jemi të interesuar për paqen, jo për fitoren e njërit mbi tjetrin. Ne jemi vendi që priti më shumë refugjatë nga Gaza”, shtoi kreu i diplomacisë italiane. “Nuk mund të pranojmë më shumë masakra dhe zi buke, ka ardhur koha për një armëpushim të menjëhershëm.Ne jemi miq të Izraelit, por ua kemi thënë të gjitha këto”, përfundoi Tajani.
Të gjitha partitë opozitare italiane i bënë sot thirrje qeverisë së Giorgia Melonit që të ndjekë menjëherë shembullin e Francës dhe të vazhdojë me njohjen e shtetit palestinez.
“Ky është një hap i nevojshëm në mënyrë që një proces paqeje në Lindjen e Mesme të mund të fillojë përsëri”, theksuan Partia Demokratike, Lëvizja Pesë Yje, e Majta Italiane me Ekologjistët dhe radikalët e partisë “Më shumë Evropë”.







