
Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas komentitn të mbretit Charless III gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA.
Gjatë fjalimit në darkën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington D.C., Charles bëri shaka duke thënë:
“Së fundmi thatë, zoti President, se nëse nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara, vendet europiane do të flisnin gjermanisht. Guxoj të them se nëse nuk do të ishim ne, ju do të flisnit frëngjisht...!”
Pak më vonë, Macron reagoi përmes një postimi të shkurtër, duke shkruar: ““Kjo do të ishte shik (elegante / me stil)!”, dhe duke e shoqëruar me fragmentin e fjalimit të mbretit britanik.
That would be chic! pic.twitter.com/gMnLF224jU
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 29, 2026
Marrëdhëniet mes Macron dhe Trump vazhdojnë të jenë të tensionuara.
Javë më parë, presidenti francez e kritikoi Trump pas një batute për të dhe bashkëshorten e tij, ndërsa përplasjet mes tyre kanë vijuar edhe për çështje ndërkombëtare, përfshirë luftën në Iran dhe politikat tregtare ndaj vendeve europiane./ Versus.al

