BOTA /

Musk i bie derës që dikur e hapte vetë, kritikon Trump  

Elon Musk dhe Donald Trump nuk po ndajnë më vetëm pasionin për “të madhërishmen”, por edhe përplasjet publike. Këtë herë, sherri është për para. Shumë para.

Shkruar nga Versus
Musk i bie derës që dikur e hapte vetë, kritikon Trump  
Trump dhe Elon Musk

Elon Musk dhe Donald Trump nuk po ndajnë më vetëm pasionin për “të madhërishmen”, por edhe përplasjet publike. Këtë herë, sherri është për para. Shumë para.

Musk, dikur admirues i qetë i Trumpit dhe anëtar honorifik i çdo tryeze ku flitet për “shkurtim shpenzimesh”, ka goditur me fjalë të rënda projektligjin e ri për buxhetin që republikanët e kanë shitur si “gjënë më të bukur pas murit të Meksikës”. “Turp për ata që e votuan”, shkruan Musk në rrjetin e tij X, aty ku gjithçka fillon dhe përfundon në caps lock *shkronja kapitale.

Projektligji i miratuar muajin e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve hap rrugën për triliona të tjera në borxhe dhe rrit shpenzimet ushtarake. Sipas Musk, ky është një akt vetëshkatërrues që do të çojë deficitin në 2.5 trilion dollarë dhe do ta shndërrojë taksapaguesin amerikan në një lloj murgut fiskal – gjithmonë në sakrificë, kurrë në bekim.

Por Trump s’ka ndërmend të heqë dorë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, me atë tonin që nuk di nëse po flet seriozisht apo thjesht po reciton, u përgjigj: “Presidenti e di qëndrimin e Musk, por projektligji vijon të jetë i madh dhe i bukur”. Kaq. Si reklamë për qymyr ekologjik.

Ironia? Vetëm një javë më parë Musk u largua nga administrata pas 129 ditësh në rolin e “reformatorit buxhetor”. Ekipi i tij “Doge” – me emrin që nuk të nxit besim financiar – supozohej të rishkruante kostot e qeverisë. Tani, ai e quan projektbuxhetin një “katastrofë me fustan të artë”.

Kjo është përplasja e parë serioze publike mes Musk dhe Trump që prej kohës së bashkëpunimit të tyre. Por zhurma nuk vjen vetëm nga dyshja. Brenda vetë Partisë Republikane, ka tension dhe përçarje të thellë. Ca mendojnë për votën, ca për emrin e shkruar në çek. Dhe shumë të tjerë thjesht heshtin… me shpresën se publiku harron shpejt. Versus.al

Poll