BOTA /

Nafta ruse, Trump bën 'presionin' realitet, vendos 25% tarifa shtesë ndaj Indisë

Tarifat hyjnë në fuqi për 21 ditë Sipas urdhrit, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, megjithëse produkte të caktuara do të përjashtohen, duke kufizuar fushën e zbatimit të masës.

Shkruar nga Versus

Nafta ruse, Trump bën 'presionin' realitet, vendos 25% tarifa

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë shtesë prej 25% për produktet nga India, duke akuzuar vendin për import të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të naftës ruse. Me këtë masë, tarifat totale ndaj produkteve indiane arrijnë në 50%, si pjesë e një përpjekjeje për të ndëshkuar atë që Trump e konsideron bashkëpunim të papranueshëm me Rusinë.

“Pas shqyrtimit të informacioneve të reja në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë, kam vendosur që kërcënimi i paraqitur nga Moska ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA vazhdon të jetë serioz,” tha Trump, duke iu referuar emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 14066.

Tarifat hyjnë në fuqi për 21 ditë
Sipas urdhrit, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, megjithëse produkte të caktuara do të përjashtohen, duke kufizuar fushën e zbatimit të masës.

India nuk tërhiqet nga nafta ruse
Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Uashingtoni, burime zyrtare indiane i thanë agjencisë Reuters se India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, duke e cilësuar këtë si një pjesë thelbësore të strategjisë së saj energjetike. /Versus.al/

Tags:

trump tarifa

Poll