BOTA /

"Ndahen" Trump dhe Musk! Pasi i kritikoi buxhetin, Presidenti jep lajmin përpara gazetarëve

“Unë dhe Elon kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më,” tha Trump për gazetarët gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Shkruar nga Versus

"Ndahen" Trump dhe Musk! Pasi i kritikoi buxhetin, Presidenti jep

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të Elon Musk, duke vënë në dyshim të ardhmen e marrëdhënies së tyre personale dhe politike.

“Unë dhe Elon kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më,” tha Trump për gazetarët gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Deklarata vjen pas një përplasjeje publike të pazakontë, që shpërtheu kur Musk kritikoi hapur projektligjin kryesor të buxhetit të Trump, duke e cilësuar atë si një plan të mbushur me “shpenzime të kota”.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Musk e quajti projektbuxhetin “të dëmshëm për ekonominë” dhe i kërkoi Kongresit të mos e miratonte në formën aktuale:

“Ose do të merrni një projektligj të shëmtuar, ose një projektligj të bukur. Ky është i shëmtuar,” shkroi Musk. /Versus.al/

Tags:

musk trump

Poll