BOTA /

Ndahet nga jeta aktori me famë botërore, luajti në dhjetëra filma

Shkruar nga Versus

Ndahet nga jeta aktori me famë botërore, luajti në dhjetëra

Aktori me famë botërore, Donald Sutherland, i cili ka luajtur në shumë filma si The Dirty Dozen, MASH, Klute te Animal House, Ordinary People te Pride & Prejudice, The Hunger Games dhe fitoi një Emmy për Citizen X, vdiq të enjten në Miami pas një sëmundje.

Ai ishte 88 vjeç.

Mbajtësi i Oskarit të Nderit në vitin 2017 është gjithashtu babai i aktorit fitues të çmimit Emmy, Kiefer Sutherland dhe drejtuesit të financave të mediave të AAC-së, Roeg Sutherland.

"Me zemër të rëndë ju them se babai im Donald Sutherland ka ndërruar jetë. Unë personalisht e konsideroj një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e kinemasë.

Asnjëherë i dekurajuar nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte çfarë bëri dhe bëri atë që donte, dhe nuk mund të kërkosh kurrë më shumë”, ka shkruar në mesazhin e tij, Kiefer Sutherland.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al