BOTA /

Në kërkim të ish-ushtarakut që vr*u katër persona në një bar në Montana (FOTO)

Autorii iku me një makinë që më pas e braktisi – Ishte një veteran i Irakut i cili thuhet se kishte probleme me shëndetin mendor.

Shkruar nga Versus

Në kërkim të ish-ushtarakut që vr*u katër persona

Kërkimet për 45-vjeçarin që qëlloi dhe vrau katër persona në një bar në Anaconda, Montana , vazhdojnë për të dytën ditë në një zonë malore të Montanës perëndimore.

Michael Paul Brown , një veteran i ushtrisë, iku nga bari me një kamionetë të bardhë që më vonë e braktisi. Autoritetet besojnë se ai është i armatosur dhe konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Baristi dhe tre klientë , me shumë mundësi të vetmit në bar në atë kohë, u vranë nga plumbat e Brown .

Personi i armatosur, i cili jetonte ngjitur me barin, nuk duket se ka pasur ndonjë armiqësi të mëparshme me viktimat.


Ai ishte anëtar i ekuipazhit të një tanku nga viti 2001 deri në vitin 2005, përfshirë një vit në Irak. Më vonë ai u bashkua me Gardën Kombëtare të Montanës dhe u largua nga ushtria në vitin 2009.

Mbesa e të atentatorit tha se Brown kishte probleme të shëndetit mendor prej kohësh. / VERSUS

Poll