Hamasi deklaroi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohej një shtet i pavarur palestinez.
Në një deklaratë, organizata tha se “rezistenca e saj e armatosur nuk mund të braktiset përveçse nëpërmjet rivendosjes së plotë të të drejtave tona kombëtare, më themelore prej të cilave është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe plotësisht sovran me Jerusalemin si kryeqytet”.
Negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit që synonin zbatimin e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve përfunduan javën e kaluar në bllokim .
Hamasi gjithashtu dënoi të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, për vizitën e tij të premten në një strukturë të drejtuar nga Fondi Humanitar i Gazës, i cili shpërndan ndihmë humanitare për banorët e Gazës.
Hamasi e quajti vizitën e Witkoff "asgjë më shumë se një shfaqje teatrale e paramenduar që synonte të mashtronte opinionin publik, të lustronte imazhin e pushtimit dhe të ofronte mbulim politik për menaxhimin e urisë dhe vazhdimin e vrasjes sistematike të fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur nga populli ynë në Rripin e Gazës".
“Qeveria amerikane është bashkëfajtore në krimin e urisë dhe gjenocidit që po ndodh para syve të të gjithë botës”, shton organizata.







