AKTUALITET /

Gjenden dy turistët e humbur në Majen e Murgës - VIDEO

 Dy turiste holandeze humbin rrugën në malet e Qerretit, Policia u vjen në ndihmë dhe i shpëton pas disa orësh kërkime

Shkruar nga Versus

Gjenden dy turistët e humbur në Majen e Murgës - VIDEO

Dy turiste nga Hollanda kanë përjetuar momente ankthi në zonën malore të Qerretit, Pukë, pasi humbën orientimin gjatë një ecjeje në natyrë. Pas njoftimit të marrë nga qytetarë të zonës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë vënë menjëherë në lëvizje për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet e huaja.

Forcat policore u nisën drejt zonës së thellë malore, ku për disa orë kërkuan intensivisht deri sa bënë të mundur gjetjen e turisteve. Njëra prej tyre, shtetasja me inicialet K. D., kishte pësuar dëmtime të lehta si pasojë e një rrëzimi gjatë ecjes në terrenin e vështirë.

Pas ofrimit të ndihmës së parë dhe sigurimit të largimit të tyre nga zona malore, turistet hollandeze shprehën mirënjohjen për efektivët e Policisë së Pukës, për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka theksuar përmes një njoftimi se vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin të eksplorojnë natyrën shqiptare.

Poll