BOTA /

Në Liban e pësojnë njerëzit e pafajshëm, Izraeli bombardon Bejrutin pa paralajmërim

6 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën.

Shkruar nga Versus

Në Liban e pësojnë njerëzit e pafajshëm, Izraeli

Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, por duket se viktima mbeten njerëzit e thjeshtë të cilët nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin.

Izraeli ka sulmuar së fundmi qendrën e Bejrutit, kryeqytetit të Libanit ku thotë se fshihen strukturat e organizatës së Hezbollahut. Forcat ajrore izraelite bombarduan zona të banuara, por pa lëshuar më parë asnjë paralajmërim.

Në Liban e pësojnë njerëzit e pafajshëm, Izraeli Në Liban e pësojnë njerëzit e pafajshëm, Izraeli  

Për pasojë 6 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën. Numri i viktimave në Liban vijon të rritet si pasojë e luftës mes Izraelit dhe Iranit. Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën rreth 900 persona. Versus.al

Poll