BOTA /

Në pushtet për gjysmë shekulli,Assadët: Historia e një regjimi (i rrëzuar me një veprim rrufe)

Ishte një sagë intrigash, dhune dhe pamëshirshmërie deri në aktin përfundimtar.

Shkruar nga Versus

Në pushtet për gjysmë shekulli,Assadët: Historia e një

Kur në vitin 2011 mijëra të rinj dolën në rrugët e Apelos për të kërkuar më shumë demokraci dhe drejtësi, Bashar Assad duhet të ketë pasur në mendje paraardhësin e tij e tij Sulejman al-ëahhish , një alavit me origjinë nga fshati Qardaha, në provincën e Latakia, emri i së cilës në arabisht do të thotë "bishë". Gjithashtu dhe xhaxhain e tij Rifaat i mbiquajtur ‘kasapi i Hamasë’ për një masakër të urdhëruar në vitin 1982 kundër popullsisë sunite.

Në fillim të karrierës së tij Bashar Asad intigroi aq shumë perëndimorët dhe premtoi gjthashtu reforma. Më pas një një fjalim të mbajtur në qershor 2012 Bashar shprehej: Ne do t'i mposhtim terroristët. ." Të njëjtat fjalë u përdorën të shtunën për të komentuar përparimin e rebelëve proturq në Alepo.

Vite masakra, tortura, një luftë civile, një aleancë me Moskën që kushtoi jetën e gjysmë milioni njerëzve që vdiqën në sulme kimike dhe jo kimike, akuza shumë të rënda për krime lufte, gjyqe të hapura në Evropë, akuza për korrupsion. 

Por gjithashtu një luftë kundër ISIS-it dhe një aleancë jo gjithmonë e lehtë me Teheranin për të mbështetur Hezbollahun në Liban. Këto janë vitet e presidencës së Basharit. Një stuhi e rënduar dhe nga kriza ekonomike, nga më të rëndat në botë, e lidhur ngushtë me atë libaneze dhe sanksionet e vendosura nga administrata amerikane, për të dobësuar aleatin e Moskës në rajon. Një cunam, në realitet, më shumë se një stuhi, të cilës familja Assad ka arritur deri më tani t’i mbijetojë.

“Assad, historia e një klani në pushtet për gjysmë shekulli”, ishin titujt e gazetave në vitin 2020. Pra, sagës duket se i ka ardhur fundi si çdo serial tjetër i Netflix. Nuk dihet se si reagoi presidenti sirian kur pa statujën kushtuar vëllait të tij më të madh Baselit të rrëzuar ditët e fundit nga rebelët në zonën e Alepos së Re apo, mbi të gjitha, bustin prej bronzi të babait të tij Hafez. Por nuk duhet një psikoanalist për të kuptuar se, edhe në këtë rast, Bashar duhet të ketë qenë duke menduar se si të shpëtonte kokën bashkë me familjen e tij.

Djali i madh i familjes Assad ishte Bazeli që supozohej të ishte president. Ai ishte i preferuari i babait të tij Hafezit, i vetmi që konsiderohej i denjë. Pasi iu bashkua ushtrisë në moshë shumë të re, ai u bë kreu i Gardës së Republikës. I mbiquajtur "kalorësi i artë" nga shtypi i regjimit për aftësitë e tij të kalërimit (dhe jo më kot ishte ndërtua statuja e tij mbi një kal), ai u krahasua nga ish-drejtori i CIA-s, Michael Hayden me personazhin e Sonny Corleone (djali i madh i bosit mafioz Don Vito Corleone) të filmit  'The Godfather', i luajtur nga aktori James Caan.  Për Hafezin ishte një garanci: shumë më i mirë se Maheri, shumë i prirur ndaj dhunës (sot ai është kreu i divizionit të ushtrisë që kontrollon trafikun e kaptagonëve), apo, edhe më tepër, se sa Majadi, djali i fundit, i varur nga heroina dhe me probleme serioze psikiatrike. Dhe më i mirë edhe se sa Bashar.

Por Bazel, i apasionuar pas makinave të shpejta, vdiq në një aksident në vitin 1994, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Hafez, gjithnjë e më i dobët nga shëndeti nga mosha vdiq në vitin 2000 nga një atak në zemër ndërsa ishte në telefon me presidentin libanez Émile Lahoud dhe kështu Bashar u detyrua të kthehej në atdheun e tij. Pasi mbaroi shkollën e mjekësisë, Bashar u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar për t'u specializuar në oftalmologji. Ndonëse nuk ka shfaqur kurrë ndonjë interes për jetën politike dhe as që ka karakterin e përshtatshëm për të komanduar, ai përfshihet shpejt në ushtri dhe bëhet president, falë një ndryshimi në ligj që ndalon të ushtrojë poste të gjithë nën 35 vjeç. 

I llastuar, mizor, cinik, Bashar do të jetë lider ndërsa saga e Asadit pasurohet nga betejat e brendshme midis grave dhe të afërmve , si ajo mes zonjës së parë Asmaa dhe kushërinjve Makhlouf, me vrasje dhe trafikim. Kur rebelët filluan ofensivën e tyre dhe shpejt pushtuan Aleppon, Bashar Assad ishte i sigurt në Moskë. Më pas ai u kthye në Damask, kryeqyteti dhe bastioni i një regjimi që rezistoi për 53 vjet dhe që tani është shkatërruar në pak më shumë se një javë./Versus.al

 

Poll