BOTA /

Në tjetër grabitje e madhe në Francë, në shënjestër një rafineri ari

Grabitja la pesë punonjës të plagosur lehtë .

Shkruar nga Versus

Në tjetër grabitje e madhe në Francë, në

Gjashtë persona janë arrestuar pas një grabitjeje ditën e fundit në Lyon, ku hajdutët përdorën eksploziv dhe armë të klasit ushtarak për të hyrë në një laborator që merret me metale të çmuara, përfshirë arin.

Policia njoftoi se sulmi, i cili zgjati disa minuta, i lejoi përkohësisht hajdutët të largoheshin me sendet e vjedhura me vlerë rreth 12 milionë euro.

Në kohën e grabitjes, në Laboratoires Pourquery ndodheshin 28 punonjës, pesë prej të cilëve pësuan lëndime të lehta.

Banorët përshkruan një zhurmë të madhe. “Ata shpërthyen dy dritare sigurie në laborator,” tha një dëshmitar për gazetën Le Progrès. 

Pamjet e kapura nga banorët tregojnë dy persona të veshura me të zeza pranë një furgoni të bardhë të parkuar jashtë laboratorit.

Njëri hodhi qetësisht një shkallë mbi gardh, ndërsa tjetri mbante një armë automatike.

Më pas, një person tjetër dallohet duke përdorur shkallën për të hedhur sendet e vjedhura mbi gardh. Policia nuk ka dhënë detaje për atë që u mor saktësisht nga laborator.

Të dyshuarit, të cilët besohet të jenë kriminelë të përvojë, u ndaluan pak më vonë në qytetin fqinj Vénissieux.

Një grua, e përshkruar si bashkëpunëtore e grabitjes, u arrestua gjithashtu, dhe policia sekuestruar armë automatike, pistoleta dhe eksploziv.

Mediet franceze raportuan se kjo ishte hera e dytë që hajdutët sulmuan laboratorin, pas një tentative grabitjeje në maj.

Kjo grabitje vjen vetëm disa ditë pas sulmit spektakolar në Muzeun e Luvrit në Paris, ku u vodhën xhevahire me vlerw 88 milionw euro. 

Kjo seri grabitjesh ka rindezur shqetësimin për sigurinë e xhevahireve me vlerë në Francë. Vetëm muajin e kaluar, hajdutët u përpoqën të hynin në Muzeun e Historisë Natyrore në Paris dhe vodhën mostra ari të vlerësuara 600,000 euro, ndërsa në fillim të tetorit, një muze në fshatin Mialet raportoi vjedhjen e rreth 100 kryqeve Huguenote prej ari./Versus.al

Poll