BOTA /

Netanyahu publikon foton e Inteligjencës Artificiale: Jepini Trumpit çmimin Nobel për paqe

Shkruar nga Versus

Netanyahu publikon foton e Inteligjencës Artificiale: Jepini Trumpit

Presidenti Donald Trump njoftoi së fundmi se ishte nënshkruar marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të nisur me kthimin e pengjeve që nga e hëna.

Teksa shumë organizata ndërkombëtare dhe shtete të fuqishme përgëzuan Trumpin dhe bënë thirrje për një aksion humanitar në Gaza, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje që presidentit Trump t’i akordohet çmimin “Nobel” për paqen.

Duke e shoqëruar me një foto të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Netanyahu shkruan se Trump e meriton këtë nderim.

Netanyahu publikoi një postim në “X”, ku shkroi: “Jepini Donald Trump Çmimin Nobel për Paqen ai e meriton.”

Në imazhin e gjeneruar nga IA, kryeministri izraelit shihet duke i dhënë Trump-it një medalje të madhe që përfaqëson Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa Trumpi ngre duart lart dhe adhurohet nga turma me mbishkrimin prapa “Paqe nëpërmjet forcës”. Versus.al

Poll