
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është vendosur sërish në qendër të vëmendjes pas gafave të përsëritura së fundmi në samitin e NATO-s ku merrte pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Gjatë fjalës që mbajti, Biden e ngatërroi Zelenskyn me Putin, duke e quajtur këtë të fundit “president të Ukrainës”. Menjëherë pas këtij gabimi të Biden, në mbrojtje të tij kanë dalë liderët e Francës dhe Gjermanisë, Emanuel Macron dhe Olaf Scholz, duke e justifikuar presidentin amerikan.
“Kam qenë në gjendje të flas gjatë me Presidentin Biden dje në darkë”, u tha Macron gazetarëve. “Pashë si gjithmonë një president që është në krye, i qartë për çështjet që ai i njeh mirë. Ne të gjithë bëjmë gabime ndonjëherë," thotë presidenti francez. “Më ka ndodhur mua dhe mund të ndodhë sërish nesër. Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbron në mënyrë të ngjashme Bidenin, duke u thënë gazetarëve se "rrëshqitjet e gjuhës ndodhin dhe nëse çdo që thonë zyrtarët, do të gjeni shumë gabime të tilla".
Kryeministri britanik Keir Starmer, në një konferencë të tij për shtyp, i shmanget përgjigjes së pyetjes nëse Biden është mjaftueshëm i aftë për të kandiduar për presidencën amerikane. Ai përkundrazi vlerëson rolin e Bidenit në organizimin dhe udhëheqjen e asaj që ai thotë se ishte një takim i suksesshëm i aleancës së NATO-s. Versus.al







