BOTA /

S'kanë fund gafat e Biden, zëvendësen e tij e ngatërron me Trump, ndërsa Putinin e quan "president të Ukrainës"

Shkruar nga Versus
S'kanë fund gafat e Biden, zëvendësen e tij e ngatërron
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Gjendja e presidentit amerikan, Joe Biden nuk duket aspak e favorshme për të bërë të mundur që 81 vjeçari të zgjidhet për të dytën herë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo u duk edhe gjatë konferencës të dhënë nga ai për mediat në Uashington ku që në pyetjen hapëse, Joe Biden iu referua gabimisht zëvendës presidents Kamala Harris duke e quajtur zëvendës president Trump.

“Shiko, unë nuk do të kisha zgjedhur Zëvendës Presidentin Trump për të qenë nënpresident [nëse] mendoj se ajo nuk është e kualifikuar për të qenë president”, tha Biden, duke ngatërruar zëvendësen e tij me kundërshtarin e tij në zgjedhjet e nëntorit, ish-presidentin Donald Trump.

Më pas Biden iu referua gabimisht presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si “president Putin”, ndërsa foli me gazetarët për mbështetjen që NATO ia ka premtuar Ukrainës.  Ai më vonë u korrigjua, përpara se Zelensky të merrte mikrofonin.

“President Putin?!” tha Biden, duke korrigjuar veten. “Presidenti Zelensky. Unë jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit.”

Demokratët kanë shfaqur shqetësim për gjendjen e Biden dhe po shqyrtojnë mundësinë që ta tërheqin nga gara kandidaturën e tij si president. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: