
Kosovë- Rreth 18 minatorë të Trepçës mësohet se prej një ditë vijojnë të jenë të bllokuar brenda minierës.
Kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi tha se nga 40 minatorë që kishin mbetur të bllokuar, një pjesë e tyre ia kishin dalë të dilnin në këmbë.
“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndet”, deklaroi Jonuzi.
Kryetari i Sindikatës shtoi më tej se minatorët, famtirësisht janë në gjendja të mirë shëndetësore.
“Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë. Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, shtoi ai. Versus.al

