
Në vende të ndryshme të Evropës ka një rritje të frymës anti-emigrantë ku mijëra qytetarë vendas protestojnë kundër pritjes së emigrantëve të huaj të cilët marrin ndihmë mujore nga shtetet e tyre dhe jo pak herë shkaktojnë edhe rritje të krimit.
Gjatë një proteste të zhvilluar së fundmi në Holandë, protestuesit i vunë flakën një qendre emigrantësh ku qëndronin dhjetëra azilkërkues kryesisht nga Afrika apo vendet e Lindjes së Mesme.
Policia tha se protestuesit hodhën fishekzjarrë ndërsa 15 azilkërkues mbërritën në ish-bashkinë në Loosdrecht. Policia ndërhyri pasi protestuesit bllokuan zjarrfikësit që përpiqeshin të shuanin zjarret në shkurret përreth objektit. Objekti ka qenë në qendër të tensioneve në rritje ditët e fundit. Autoritetet tashmë e kanë ulur kapacitetin e planifikuar nga 110 persona në një maksimum prej 70 pas demonstratave të mëparshme. Versus.al

