BOTA /

Deklarata e pazakontë, Trump pretendon se një ilaç i ri mund të ringjallë njerëz të vdekur

Shtëpia e Bardhë nuk ka patur një reagim zyrtar lidhur me këto deklarata të çuditshme të Donald Trump mbi mundësinë që njerëzit të mund të ringjallen falë një ilaçi.

Shkruar nga Versus

Deklarata e pazakontë, Trump pretendon se një ilaç i ri mund

Një deklaratë e bërë nga presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë konferencës të mbajtur ditën e hënë, ka shkaktuar habi tek shumë persona pasi ajo çfarë tha mund të jetë pikë kthese zbuluese në historinë e mjekësisë.

Ai tha se një ilaç i ri pa emër mund të ringjallë pacientët nga të vdekurit. 

"Pa pritur shumë vite, ne e dimë se ilaçi funksionon. Sepse ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit, fëmijët po qanin dhe gjithçka dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u bë më mirë. Funksionon", deklaroi Trump.

Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë komentesh lidhur me deklaratën e presidentit amerikan.

Këto komente Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë i rrethuar nga bashkëpunëtorët e tij nga fushat e ndryshme.  Versus.al

Poll