BOTA /

OBSH e shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, situata përbën "një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar".

Shkruar nga B.SH

OBSH e shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e  jashtëzakonshme shëndetësore ndërkombëtare pas rritjes së madhe të rasteve në Afrikë të lisë së majmunit.

Njoftimi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, i cili shpjegoi:

"Komiteti i urgjencës u mblodh dhe më informoi se situata përbën një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Unë e pranova këtë këshillë".

Një emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar është niveli më i lartë i alarmit që mund të shpallë OBSH.

Çfarë është lija e majmunit?

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

Shumica e pacientëve të infektuar me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje.

Njerëzit e sëmurur më rëndë mund të kenë irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar që mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit.

 

Poll