BOTA /

“Atentatori u afrua deri në 500 metra”, guvernatori DeSantis për atentatin ndaj Trump: Ja si u parandalua

Shkruar nga Versus
“Atentatori u afrua deri në 500 metra”, guvernatori DeSantis
Ron DeSantis, guvernator i Floridës

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis deklaroi ditën e djeshme se shteti i tij do të kryejë një hetim të veçantë lidhur me personin e armatosur që tentoi t’i afrohej ish-presidentit Donald Trump deri në distancën 500 metra, teksa me vete kishte një armë zjarri të tipit “Ak-47”.

Kandidati për president të SHBA-ve, ishte duke luajtur në klubin ndërkombëtar të golfit Trump kur një anëtar i Shërbimit Sekret hapi zjarr ndaj atentatorit i cili u largua me një mjet tip “Nissan”, por u kap pak momente më vonë.

Autoritetet thanë se Routh kishte një kamerë GoPro dhe dy çanta shpine dhe dyshohet se e futi grykën e pushkës së tij përmes një gardhi, rreth 300 deri në 500 metra larg nga ish-presidenti.

Desantis tha se njerëzit e meritojnë të dinë çdo detaj rreth atentatit të mbetur në tentativë ndaj Trump.

“Njerëzit e meritojnë të vërtetën për atentatorin e mundshëm dhe se si ai ishte në gjendje të arrinte 500 metra larg ish-presidentit dhe kandidatit aktual të GOP,” tha DeSantis në një postim në X. Versus.al

Poll