Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar sot Albin Kurtin si kryeministër për të formuar qeverinë e re të vendit. Vendimi është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje e cila fitoi numrin më të madh të ulëseve në Kuvend pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, është i ddetyruar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.
Presidentja i ka uruar suksese Kurtit, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues. Versus.al







