Të paktën dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën të shtunën në mbrëmje kur anija stërvitore e Marinës Meksikane Cuauhtémoc , me 277 pasagjerë në bord, u përplas në pjesën e poshtme të Urës së Bruklinit në Nju Jork, sipas zyrtarëve.
#México ????????
— INCIDENCIA (@Incidencia_) May 18, 2025
Aparatoso accidente del buque escuela #Cuauhtémoc de la Marina Mexicana contra el puente de Brooklyn, esta tarde-noche en #NYC, #NuevaYork ???? pic.twitter.com/IirsxznK5n
Dëshmi tronditëse dhe video të reja nga varka me vela që "gozhdoi" në Urën e Bruklinit
Sydney Nadel dhe Lily Katz i thanë Associated Press se ishin ulur jashtë duke parë perëndimin e diellit kur panë varkën me vela që goditi urën dhe një nga direkët e saj u thye. Duke parë më nga afër, ata panë njerëz të varur nga lart mbi anije.
"Pamë dikë të varur dhe nuk munda ta dalloja nëse ishte imazhi i turbullt apo sytë e mi, por arritëm ta zmadhonim me telefonin tonë dhe pamë që dikush ishte varur nga rripi i sigurisë në majë për të paktën 15 minuta para se të ishin në gjendje ta shpëtonin", - tha Katz.
Ndër të tjera, ata raportuan se kishin parë dy persona të tjerë që po transferoheshin nga anija me barela në anije më të vogla.







