BOTA /

PAMJET/ Burri i lidhur po lante dritaret e një kulle kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Videoja tregon një burrë që po pastronte dritaret në një lartësi të madhe në një rrokaqiell, kur në ato momente tërmeti goditi Bangkokun.

Shkruar nga Versus

PAMJET/ Burri i lidhur po lante dritaret e një kulle kur goditi

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 sipas shkallës Rihter goditi Myanmarin dy ditë më parë dhe u ndje edhe në Tajlandë. Pamje të ndryshme nga këto zona po qarkullojnë në internet, dhe një prej tyre tregon ndoshta frikën më të madhe që mund të përjetojë një qenie njerëzore.

Videoja tregon një burrë që po pastronte dritaret në një lartësi të madhe në një rrokaqiell, kur në ato momente tërmeti goditi Bangkokun.


Situata u përkeqësua edhe më tej për të, pasi për shkak të lëkundjeve, uji nga pishina në majë të rrokaqiellit filloi të derdhej. Ai me siguri ka përjetuar sekondat më të vështira të jetës së tij, të cilat nuk do t’i harrojë kurrë, dhe mbetet e paqartë nëse do të guxojë të vazhdojë të njëjtën punë.

Edhe pse epiqendra ishte në Mianmar, tërmeti ishte aq i fuqishëm sa në Tajlandë një rrokaqiell u shemb brenda pak sekondash.

Instituti Gjeologjik Amerikan parashikon se numri i viktimave nga ky tërmet mund të tejkalojë 10 mijë.

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone dhe ka bërë apel për ndihmë ndërkombëtare. Shtete si Kina, Rusia dhe India, si dhe organizata si Kombet e Bashkuara, tashmë kanë premtuar mbështetje në përpjekjet për shpëtim dhe rindërtim. 

Tags:

termet bangok

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: