BOTA /

Panik te oligarkët rusë pas arrestimit të një miliarderi që po tentonte të largohej nga vendi

Strukov është aksioneri kryesor i një prej prodhuesve më të mëdhenj të arit në Rusi dhe njihet si një aleat i ngushtë i presidentit Putin. Por javën e kaluar, u përhapën informacione se shoqëria e tij mund të sekuestrohej nga shteti rus. Prej arrestimit të tij, paniku ka pushtuar të tjerët oligarkë rusë.

Shkruar nga Versus
Panik te oligarkët rusë pas arrestimit të një miliarderi
Ne foto miliarderi rus Konstantin Strukov

Shërbimet sekret ruse kanë arrestuar miliarderin Konstantin Strukov, ndërsa ai po tentonte të largohej nga Rusia drejt Turqisë me avionin e tij privat. Strukov është aksioneri kryesor i një prej prodhuesve më të mëdhenj të arit në Rusi dhe njihet si një aleat i ngushtë i presidentit Putin. Por javën e kaluar, u përhapën informacione se shoqëria e tij mund të sekuestrohej nga shteti rus. Prej arrestimit të tij, paniku ka pushtuar të tjerët oligarkë rusë.

Informacioni është publikuar në kanalin Telegram, “VChK-OGPU”, i njohur për burimet e tij të besueshme: miliarderi rus Konstantin Strukov është ndaluar nga shërbimet sekrete ruse (FSB) në aeroportin e Çeliabinskut të shtunën e kaluar. Ai po planifikonte të fluturonte drejt Turqisë. Pamjet e kanë kapur atë duke u intervistuar në bord të avionit të tij të biznesit, Bombardier, që vlerësohet mbi 42 milionë euro.

Pasaportë e huaj

Panik te oligarkët rusë pas arrestimit të një miliarderi
Pasaporta e tij e huaj u revokua nga Shërbimi i Migracionit pranë Ministrisë së Brendshme ruse dhe u sekuestrua, po ashtu edhe avioni. “Gjykatësi i ndaloi Strukovit dhe familjes së tij lëvizjen dhe udhëtimin jashtë vendit”, sipas “VChK-OGPU”.

Që prej javës së fundit, miliarderi akuzohet për korrupsion. Dyshohet se ka fituar në mënyrë të paligjshme aksione në shoqërinë Uzhuralzoloto (UGC). Prokurori dëshiron t’i heqë përqindjen e tij kryesore (67.85 %) në këtë kompani prodhuese të arit dhe t’ua kalojë ato shtetit rus. Një seancë gjyqësore parashikohet për këtë të martë. Ky rast shkaktoi rënien e kursit të aksioneve të UGC-së, deri në pikën që Bankës Qendrore të Rusisë i desh të pezullonte tregtimin e tyre të premten e kaluar.

Pasuria e Strukovit dhe familjes së tij vlerësohet nga revista ekonomike amerikane Forbes në 1.9 miliardë dollarë (rreth 1.6 miliardë euro). Kjo e vendos atë në pozitën e 2002-të në renditjen e njerëzve më të pasur në botë. Disa vende perëndimore i kanë vendosur sanksione për shkak të mbështetjes që ka ofruar ndaj qeverisë ruse. E njëjta gjë vlen edhe për UGC-në.

Panik

Panik te oligarkët rusë pas arrestimit të një miliarderi
Si efekt i anës së errët të këtij rasti: shqetësimi është përhapur mes oligarkëve rusë. Nuk është hera e parë që shteti rus sekuestron pasuri të mëdha. Ritmi i këtyre veprimeve është përshpejtuar gjatë vitit të fundit. Në mesin e subjekteve të prekura gjenden një kompani e madhe tregtare drithrash, aeroporti Domodedovo në Moskë dhe disa depo strategjike për Rusinë.

Vadim Moshkovich, miliarder dhe themelues i një prej kompanive më të mëdha bujqësore në Rusi, Rusagro, ndodhet gjithashtu në paraburgim që nga fundi i marsit, i akuzuar për përvetësim fondesh, akuza që ai e mohon.

Sipas economistit Evgueni Nadorchine, Moska do të vazhdojë të sekuestrojë aktivet kombëtare në të ardhmen. 

 

Poll