Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, në moshën 88-vjeçare, profecitë që i atribuohen Nostradamusit janë rikthyer në qendër të debatit global. Ndër më të përfolurat është ajo që përmend ardhjen e një “Pape të Zi” dhe shkatërrimin e mundshëm të Qytetit të Shtatë Kodrave – një simbol që shumë e lidhin me Vatikanin.
“Papa i Zi” – Simbol i ndryshimit apo paralajmërim?
Një nga profecitë më të interpretuara të Nostradamusit flet për ardhjen e një “Pape të Zi”, një figurë që, sipas disa analistëve, mund të sinjalizojë një periudhë turbulencash në hierarkinë e Kishës Katolike. Disa e shohin këtë si një metaforë për një udhëheqës që vjen nga urdhri jezuit – siç ishte edhe vetë Papa Françesku – duke i dhënë kësaj profecie një dimension të veçantë në kontekstin aktual.
A është Vatikani “Qyteti i Shtatë Kodrave”?
Një tjetër fragment i profecive të Nostradamusit përmend rrënimin e një qyteti të ndërtuar mbi shtatë kodra – një përshkrim që përkon me Romën, ku ndodhet edhe Vatikani. Kjo ka shtuar frikën dhe spekulimet në mbarë opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi të ardhmen e Selisë së Shenjtë.
Edhe pse interpretimet e këtyre profecive kanë qenë gjithmonë subjekt debatesh dhe mosmarrëveshjesh, përputhja e tyre e dukshme me zhvillimet aktuale ka nxitur rritjen e interesit, por edhe të shqetësimit, si në qarqet fetare ashtu edhe në ato mediatike. /Versus.al/








