BOTA /

PAQE në Gaza/ Reagon Trump: U arrit falë fitores tone

Armëpushimi në Gaza pas 15 muajsh luftë mes Izraelit dhe Hamasit ka shënuar nisjen e një etape të re të paqes. “Marrëveshja epike e armëpushimit u bë e mundur për shkak të fitores sonë historike në nëntor", ka shkruar Trump në rrjetet e tij sociale.

Shkruar nga Versus

 

PAQE në Gaza/ Reagon Trump: U arrit falë fitores tone

Armëpushimi në Gaza pas 15 muajsh luftë mes Izraelit dhe Hamasit ka shënuar nisjen e një etape të re të paqes.

Teksa një ekip i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit do të monitorojë armëpushimin në Gaza përmes një organi me qendër në Kajro, për lajmin e bujshëm ka reaguar dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Marrëveshja epike e armëpushimit u bë e mundur për shkak të fitores sonë historike në nëntor, që sinjalizoi të gjithë botën se administrata ime kërkon paqe dhe marrëveshje të nogociuara për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve dhe aleatëve tanë”, ka shkuar Trump në rrjete sociale.

Kjo marrëveshje pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen ndaj ndihmave humanitare për popullsinë civile palestineze dhe do të sigurojë kthimin e pengjeve pas më shumë se 15 muajsh robëri./Versus.al/

Poll