BOTA /

Paralajmëron Marine Le Pen: Ekzistenca e Francës është në rrezik

Marine Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet.

Shkruar nga Versus

Paralajmëron Marine Le Pen: Ekzistenca e Francës është

Marine Le Pen i është drejtuar turmave në Paris, për të vënë në shënjestër sistemin gjyqësor që e dënoi.

Ajo përsëriti pretendimet e saj të mëparshme: “Ky nuk është një vendim i drejtësisë – ky është një vendim politik”, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se Le Pen i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të saj dënimit të sistemit gjyqësor.

“Një falënderim i madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen… ju jeni të mrekullueshëm”, tha Le Pen.

“Nuk di të dorëzohem. Ne jemi të përkushtuar ndaj luftës”, vazhdoi ajo.

Krahas kësaj, ajo pretendoi se “vetë ekzistenca e Francës është në rrezik”.

Marine Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet.

Ajo u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: