Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një parashikim të zymtë të premten gjatë ceremonisë së hapjes së linjës së re hekurudhore me shpejtësi të lartë mes Beogradit dhe Suboticës.
Vuçiç deklaroi se e gjithë bota po përgatitej për luftë dhe u shpreh i sigurt se diçka e tillë mund të ndodhte shumë shpejt.
"Do të jetë gjithnjë e më e vështirë në botë. Do të jetë më e vështirë edhe këtu sepse njerëzit duhet të dinë se të gjithë po përgatiten për luftë. Dhe kur ata përgatiten për luftë, kjo do të thotë se do të ketë një të tillë. Po ju them, se do të ketë një të tillë. Ata nuk janë të interesuar për bisedime dhe negociata. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po presin fillimin, dhe e dinë se lufta po vjen gjithsesi. Ata po presin dhe po përgatiten", tha Vuçiç.
Thënë kjo presidenti serb e vuri theksin sërish tek Kosova duke i quajtur institucionet e shtetit si të përkohshme duke ngjallur sërish frikën për tensione mes dy vendeve. Versus.al







