Kaosi ka shpërthyer në Parlamentin e Hungarisë pas votimit të një ligji të ri që ndalon shfaqjet publike të paradave të komunitetit LGBTI. Ligji i miratuar ka shkaktuar reagime të shumta, duke krijuar tensione mes grupeve të ndryshme politike dhe shoqërisë civile.
Kjo masë është pjesë e politikave të ashpra të qeverisë aktuale, e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban, i cili ka bërë të qartë se do të luftojë çdo formë promovimi të ideve që përshkruhen si të huaja për vlerat tradicionale të Hungarisë.
Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga partia Fidesz, arriti të miratojë ligjin për të ndaluar Paradat e Krenarisë në Budapest, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e “vlerave të familjes tradicionale”.
#BREAKING
— Ryker Flicks (@rykerflicks) March 18, 2025
The Hungarian Parliament has passed a law banning Pride events in public spaces, making Hungary the first EU nation to implement such a restriction.
The legislation imposes fines of up to €500 for participants and permits the use of AI facial recognition to identify pic.twitter.com/xrk7uYJj8v







