BOTA /

“Pasi iu vendosa tarifa e hapën menjëherë telefonin”, Trump: Jemi në rrugën e duhur!

Presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu kënaqësinë e tij pas vendimit për të vendosur tarifa prej 50% për produktet evropiane, duke vënë në dukje se reagimi i Brukselit ishte i menjëhershëm dhe tregues i presionit të ushtruar nga Uashingtoni.

Shkruar nga Versus

“Pasi iu vendosa tarifa e hapën menjëherë telefonin”,

Isha jashtëzakonisht i kënaqur me shkallën e tarifave”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke kritikuar vonesën, që siç pretendon ai BE ka treguar në negociatat tregtare.

Ai kujtoi se ka autoritetin për të imponuar një marrëveshje tregtare në mënyrë të njëanshme nëse nuk ka marrëveshje ose nëse Shtetet e Bashkuara trajtohen padrejtësisht.

“Pasi iu vendosa tarifa e hapën menjëherë telefonin”,

Menjëherë pasi u njoftuan tarifat, Trump tha se kishte marrë njoftim se Bashkimi Europian donte të fillonte bisedimet menjëherë, me qëllim caktimin e datave për takime zyrtare.

“Ky është një zhvillim pozitiv”, tha ai, duke shprehur shpresën se Europa do të ndiqte shembullin e Kinës dhe më në fund do të hapte tregjet e saj për tregtinë amerikane.

Presidenti amerikan i përfundoi komentet e tij me një dozë karakteristike optimizmi, duke parashikuar se nëse si Bashkimi Evropian ashtu edhe Kina punojnë së bashku, “të dy do të jenë shumë të lumtur dhe të suksesshëm”.

Tags:

trump

Poll