Francë- Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtore lideren e së djathtës ekstreme Marine Le Pen dhe tetë anëtarë të Parlamentit Evropian (PE) nga partia e saj “Tubimi Kombëtar” për përvetësim të fondeve publike të BE-së, një vendim që mund të rrezikojë të ardhmen e saj politike dhe shpresat për të udhëhequr vendin.
Le Pen dhe bashkëpunëtorët e saj u akuzuan për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian të destinuara për ndihmësit parlamentarë për të paguar stafin e partisë midis viteve 2004 dhe 2016. Vendimi ngre shqetësime rreth përshtatshmërisë së saj për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të 2027. Dëmi përllogaritet të jetë rreth 2.9 milionë euro.
Gjykata ka fuqinë ta shpallë Le Pen të papërshtatshme për detyrë menjëherë, edhe nëse ajo apelon. Ajo paralajmëroi më parë se një vendim i tillë do të përbënte "vdekje politike".
Le Pen, e cila ishte rivalja më e fortë e Emmanuel Macron në 2017 dhe 2022, ka parë mbështetjen e partisë së saj në rritje. Nëse i ndalohet të kandidojë, 29 vjeçari Jordan Bardella, shihet si pasardhësi i saj më i mundshëm. Versus.al








