BOTA /

Pezullimi tre javor i fondeve të USAID, SHBA anulon përfundimisht 83% të programeve të financuara

Mbetet për t'u sqaruar më tej nëse pjesë e programeve të anuluara, janë edhe ato në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

Pezullimi tre javor i fondeve të USAID, SHBA anulon përfundimisht 83%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur përfundimisht anulimin e 83% të programeve të USAID të cilat prej 3 javësh ishin të pezulluara.

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio tha se janë anuluar 5200 kontrata në të cilat u dëmtuan interesat kombëtare të SHBA, ndërsa pjesa e mbetur të programeve, do të administrphen nga DASH në mënyrë efektive.

“Pas një rishikimi 6 javor ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin, (dhe në disa raste edhe dëmtuan) interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në konsultim me Kongresin, ne synojmë që 18% e mbetur e programeve që po mbajmë (afërsisht 1000) tani të administrohen në mënyrë më efektive nën Departamentin e Shtetit.

Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtorë që punuan me orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”- thuhet në postimin e bërë nga Rubio.

Edhe në Shqipëri u pezulluan disa prej fondeve të shpërndara nga USAID. Ndërsa nuk dihet nëse nga ky vendim përfundimtar preken edhe programet që SHBA financonte në Shqipëri, ose nëse do të rikthehen pagesat për disa prej tyre. Versus.al

Poll