Një “bombë” ra mëngjesin e së enjtes, më 23 tetor, në botën e Euroligës , ndërsa u arrestua gjyqtari 39-vjeçar Uros Nikoliç, i cili drejton ndeshje në ligën evropiane.
Uros Nikoliç, një gjyqtar në garën më të madhe të basketbollit në Evropë dhe ABA Liga, u arrestua pasi policia lokale gjeti 250,000 euro në apartamentin e tij. Lajmi u transmetua nga televizioni shtetëror serb, RTS, dhe Blic të enjten në mëngjes.
Blic shtoi se Nikoliç dyshohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që u shpërbë në orët e fundit nga autoritetet serbe.
Sipas mediave serbe, anëtarët e organizatës kriminale në fjalë, organizatorët e së cilës janë në burg, po hetohen për vepra të rënda penale. Të arrestuarit akuzohen, ndër të tjera, për dy vrasje dhe tre tentativa vrasjeje./Versus.al







