Live Updates /

“Zgjohuni nga gjumi, brenda tetorit dorëzoni hartat”, Rama "shkund" kryebashkiakët për Paketën e Maleve

*Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e vendit lidhur me atë që njihet si “Paketa e Maleve” e cila u miratua në Kuvend, por ende nuk është vënë në zbatim. Rama tha se po ecet me ritme shumë të ngadalta dhe me procedura të cilat nuk duhej të ishin burokratike. *Duke i marrë me radhë kryebashkiakët, Rama u kërkoi secilit dorëzimin e hartave për zonat e caktuara si vend investimi për Paketën e Maleve. Madje u vuri ultimatum që brenda muajit tetor, të gjithë të dorëzonin hartat në qeveri.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e vendit lidhur me atë që njihet si “Paketa e Maleve” e cila u miratua në Kuvend, por ende nuk është vënë në zbatim. Rama tha se po ecet me ritme shumë të ngadalta dhe me procedura të cilat nuk duhej të ishin burokratike. *Duke i marrë me radhë kryebashkiakët, Rama u kërkoi secilit dorëzimin e hartave për zonat e caktuara si vend investimi për Paketën e Maleve. Madje u vuri ultimatum që brenda muajit tetor, të gjithë të dorëzonin hartat në qeveri.

3 Postime
3 ORE ME PARE

"Të është bërë mjekra sa e imja", Rama kritika edhe Benet Becit: S'ke sjellë hartën për Paketën e Maleve

“Zgjohuni nga gjumi, brenda tetorit dorëzoni hartat”, Rama
Edi Rama dhe Benet Beci

Mes kryebashkiakëve që u kritikuan për ecurinë e ngadaltë të “Paketës së Maleve” ishte edhe ai i Shkodrës, Benet Beci. Kryeministri Rama përmendi me batutë faktin që mjekra e Becit është bërë sa e tij, ndërkohë që harta e zonave të paketës së maleve ende nuk është dorëzuar në qeveri nga ana e bashkisë së Shkodrës.

“Kjo vlen për të gjithë, deri tek Benet Beci që ka qenë promotor i kësaj pakete dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishte mjekër, unë kisha. Tani mjekra të është bërë sa unë dhe nuk është ende harta”- tha Rama.

Ai dha urdhër që brenda muajit tetor, të gjitha bashkitë të dorëzojnë hartat me zonat e përcaktuara si investime për Paketën e Maleve.

“Të paktën në këtë rast edhe Memaliaj edhe Fushë Arrëzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk na kanë sjellë gjë kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë shumë të vështirë. Kjo tregon se si majtas si djathtas kur shqiptarët flejnë gjumë, flejnë gjumë. Zgjodhuni nga ky gjumë dhe brenda muajit tetor duhet të vijnë të gjitha hartat”- shtoi Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

“Ti i Kukësit më dëgjon, po s’e di a më kupton”, Rama kritika Halilajt: Akoma s’ke sjellë hartën e Paketës së Maleve

“Zgjohuni nga gjumi, brenda tetorit dorëzoni hartat”, Rama
Albert Halilaj, Edi Rama

Gjatë kritikave ndaj kryebashkiakëve sa i takon “Paketës së Maleve” e cila nuk po ec me ritmet e duhura, kryeministri Edi Rama shprehu pakënaqësinë ndaj kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj për punën e bërë.

Rama tha se pavarësisht se prej muajsh Halilajt i janë vënë në dispozicion të gjitha instrumentat për ta zbatuar këtë platformë, sërish prej tij nuk ka patur asnjë reagim në përshpejtimin e procedurave për këtë paketë.

“Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit? E? ti më dëgjon po nuk e di a më kupton. Sepse 1 nga shtysa kryesore për këtë paketë kanë qenë kuksianët ku niveli i interesimit për të investuar në ato territore është shumë i lartë nga ato që janë në emigracion. Edhe zotrote sa herë kam ardhur atje ma ke ngritur këtë problem që ka shumë kërkesa, por s’kanë letrat e tokës sepse nuk e kanë pranuar 7501-in. ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjitha instrumentat dhe ti akoma nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë, s’ka asnjë shkencë. Hiq qytetin dhe gjithë territori përjashto zonat e mbrojtura, është pjesë e kësaj pakete”- tha Rama duke iu drejtuar Halilajt teksa ky i fundit mbante kokën ulur. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

“Nuk ke kuptuar asgjë”, Rama-kryebashkiakut për “Paketën e Maleve”: Pse nuk e ke dorëzuar në qeveri

“Zgjohuni nga gjumi, brenda tetorit dorëzoni hartat”, Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët lidhur me “Paketën e Maleve” për të cilën tha se ka patur ecuri tejet të ngadaltë nga ana e pushtetit vendor. Mes argumenteve të dhëna, Rama përmendi kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin të cilit i kërkoi llogari përse nuk kishte dorëzuar listën me këto zona në qeveri.

Fjala e Ramës:

E bëjmë këtë takim sepse kemi shqetësimin se po ecet me një ritëm jashtëzakonisht të ulët në raport me atë që paketa ka në thelb, shpejtësinë. Në kuptmin e një burokracie të thjeshtuar maksimalisht. Kjo vonesë është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces dhe prej disa muajsh nuk kanë marrë akoma përgjigjie. Kjo është tërësisht e kundërta me frymën. E pranoj që paketa ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike.

Për këtë arsye unë i kam thënë edhe disa deputetëve që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligji edhe nga ndonjë ngarkesë e tepërt. Por ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Ti Kreshnik për shembull, çfarë të ka penguar ty ta bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri? Po pse nuk e ke dorëzuar në qeveri, ku e ke dorëzuar?

Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritare

Rama: Ku e ke dorëzuar se zonat prioritare nuk i bën ti. Ti ia çon ministrit….

Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjur nga ASHK.

Edi Rama: Nuk ta drejtova kot pyetjen, nëse pret përgjigjie nga ASHK nuk ke kuptuar asgjë. Sepse paketa është ekzaktësisht ilaçi për një dhimbje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501-in ose nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep me letër atë që e ka me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 2020 për të adresuar këtë problem dhe përsëri rezultati nuk ishte ai i dëshiruari sepse ka një komplikim të pashmangshëm për të marrë miratimet e të gjithë atyre kufitarëve të pronës përkatëse, gjë që në shumë raste shfaqet shumë e komplikuar sepse kufitarët mund të jenë në vende të ndryshme të botës, apo një pjesë e tyre nuk gjenden.

Lajmi në përditësim…

Poll