
Reagimi i Elon Musk pas njoftimit të Donald Trump për planin Stargate për të krijuar një kompani 500 miliardë për infrastrukturën e inteligjencës artificiale ka shkaktuar një debat të madh në SHBA .
Ndër të tjera, OpenAI , Softbank dhe Oracle jenë pjesë e këtij plani, ku Trump do të bëjë njoftimet përkatëse së bashku me CEO të Softbank japoneze, Masayoshi Son, OpenAI Sam Altman dhe Oracle Larry Ellison.
Bazuar në planin e shpallur, këto tre kompani fillimisht do të investojnë 100 miliardë dollarë.
Megjithatë, pak pas njoftimeve, Elon Musk shkroi në rrjetin e tij social X se ata “në fakt nuk i kanë ato para. SoftBank ka siguruar nën 10 miliardë dollarë dollarë. E di nga një burim i mirë”.
Sipas CNN, ky postim i Musk duket si një mosmarrëveshje e parë mes miliardierit dhe presidentit të Donald Trump.
Po sipas CNN, lëvizja e manjatit të Afrikës së Jugut nuk është befasuese pasi ai është në një mosmarrëveshje të hapur ligjore me OpenAI dhe Sam Altman. Elon Musk ka deklaruar se nuk i beson Altman dhe pretendon se ChatGPT ka braktisur natyrën e tij origjinale jofitimprurëse dhe po rezervon disa nga teknologjitë më të avancuara të AI për klientët privatë.
Vihet re se kompanitë që do të përfshihen në Stargate nuk kanë bërë të ditur se ku do t'i gjejnë paratë, por kjo nuk do të thotë që ato duhet t'i kenë në llogari bankare pasi mund ta siguronin me rritje të kapitalit aksionar apo me investime të reja.
Në diskutim mori pjesë edhe CEO i Microsoft, Satya Nadella , i cili i pyetur në lidhje me këtë në CNBC, u përgjigj “ajo që di është se jam në rregull me 80 miliardë që kam. Unë do të shpenzoj 80 miliardë dollarë për Azure (përfshirë motorin kompjuterik cloud të Microsoft ).
Kur Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u pyet për mosmarrëveshjen mes Musk dhe Trump në lidhje me planin ajo u përgjigj: "Amerikanët duhet të marrin parasysh fjalën e Presidentit Trump dhe CEO-ve. Këto investime po vijnë për vendin tonë të madh dhe bashkë me to edhe vende pune për amerikanët. Presidenti Trump është shumë i emocionuar për njoftimin e infrastrukturës së AI dhe kjo është një fushë që SHBA duhet të investojë, sepse kundërshtarët tanë, si Kina, kanë bërë një rrugë të gjatë në këtë drejtim” u shpreh Levitt./Versus.al








