BOTA /

“Quajeni Frika Epike”, zëdhënësi iranian “tallet” me Trumpin: Nuk fitohet lufta në mediat sociale

Shkruar nga Versus

“Quajeni Frika Epike”, zëdhënësi iranian

Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, tha se luftërat vendosen në fushën e betejës, jo në mediat sociale, në përgjigje të komenteve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Ai gjithashtu e përqeshi emrin e fushatës amerikane "Furia Epike" duke thënë se më mirë do t’i përshtatej emri “Frika Epike”.

“Një mesazh për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rezultati i luftës nuk përcaktohet nga postimet në tëitter. Rezultati përcaktohet në fushë, vendi ku ti dhe forcat tuaja nuk guxoni të afroheni. Dhe thjesht mund të flasësh për të në postimet tuaja. Është më mirë ta quash këtë luftë si “Frika Epike” sesa “Furia Epike”- u shpreh ai ndër të tjera gjatë konferencës ku mohoi pretendimet e palës amerikane se po fitonin luftën. Versus.al

 

Poll