POLITIKË /

“Njëri rri rehat në pushtet, tjetri merr përfitime”, Topi: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin

Shkruar nga Versus
“Njëri rri rehat në pushtet, tjetri merr përfitime”,
Sali Berisha, Bamir Topi, Edi Rama

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në MCN TV, foli për situatën politike në vend duke u përqendruar tek mungesa e frymëzimit nga opozita përballë qeverisë.

Sipas Topit, ky sistem që vret shpresën është krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha të cilët-shton ai, mbajnë njëri tjetrin duke ruajtur ekuilibrat.

Ai tha se Rama nuk rrezikohet nga asgjë duke e patur si garanci Berishën në krye të PD dhe nga ana tjetër opozita përfiton benefite të tjera, duke mos qenë aspak rrezik për qeverinë.

“Unë e di që këta janë bashkë. E kanë ndërtuar vetë sistemin të tillë, kanë qenë arkitektë të këtij sistemi. Pse? Numrat nuk gabojnë. Dihet që është shoqëri e profilit të majtë. Një pjesë e drejtuesve të PD, kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës, janë të inspiruar nga një filozofi e majtë. Pastaj i dimë fare mirë shifrat. Edhe kur jemi rikthyer në pushtet, shifrat kanë qenë aty aty. Nuk bëhet fjalë më për statistika, ato dihen. Këtë e ka kuptuar edhe vetë Berisha, pasi e njeh situatën. Akordi është ky, do të vijojmë në këtë mënyrë që të ruajmë ekuilibrat. Është struktura e sistemit politik. Nëse humbet ekuilibri për pak shkatërrohet piramida. Këta mbajnë njëri-tjetrin. Njëri është kthyer në kryeministër që nuk rrezikohet nga asgjë. Tjetri kryetar opozita që përfiton të gjithë benefitet dhe nuk përben rrezik për asgjë. Rreziku më i madh që përbën, është për ata që kanë iluzionin se ai do ti sjellë prapë në pushtet.”- tha Bamir Topi. Versus.al

Poll