
Mbrëmjen e djeshme në Kashar të Tiranës u mbajt koncerti i reperit amerikan Kanye West ku morën pjesë turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën në rrjetet e tij sociale duke shpërndarë pamje nga koncerti të cilin e ka konsideruar si investim të shkëlqyer për ekonominë e kryeqytetit.
“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”- shkroi Rama.
Koncerti ngjalli shumë diskutime për shkak edhe të shumës prej 4.2 milionë eurosh që qeveria nxorri nga arka e emergjencave për t'i dhënë në mënyrë që koncerti të mos dështonte. Versus.al

