POLITIKË /

“Holanda na lidhte me krimin, drogën e kontrabandën”, Rama tregon si u bind vendi anëtar i BE-së të ndryshojë mendim për ta votuar Shqipërinë

Rama tha se një nga vendet anëtare të BE-së që nuk ishte pro anëtarësimit të Shqipërisë ishte Holanda, që kreu i qeverisë tha, se e lidhte Shqipërinë me krimin, drogën e kontrabandën.

Shkruar nga Versus

“Holanda na lidhte me krimin, drogën e kontrabandën”,

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar para të rinjve të FRESSH në kampin e Jalit se si Shqipëria pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, megjithëse sipas tij, ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë.

Rama tha se një nga vendet anëtare të BE-së që nuk ishte pro anëtarësimit të Shqipërisë ishte Holanda, që kreu i qeverisë tha, se e lidhte Shqipërinë me krimin, drogën e kontrabandën.

Por, sipas tij, finalja e Conference League ndryshoi rrotën e historisë.

“E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër”, tha Rama.

Edi Rama: Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër.

Vulën ia vuri emisioni që ata bënë në Shqipëri dhe sot Holanda është një nga vendet ku opinioni publik e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë më shumë sesa në vende të tjera. Unë do të iki në Paris, pasi jemi të ftuar nga Presidenti i Francës për festimet e 14 Korrikut, dhe më pas do të shkoj në Bruksel, ku do të punojmë për të mbyllur kapitujt./Versus.al

 

Poll