BOTA /

Rëndohet bilanci i bombardimeve në Iran, 70 persona humbin jetën! Mediat izraelite: Khamenei mund të jetë vr*rë

Shkruar nga Versus

Rëndohet bilanci i bombardimeve në Iran, 70 persona humbin jetën!

Irani raporton se të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe rreth 90 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore që goditën provincën Hormozgan.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars Neës Agency, e cila citon burime mjekësore lokale. Sipas raportimeve paraprake, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ministria iraniane e Shëndetësisë ka njoftuar se mes viktimave ndodhen të paktën 60 të mitur. Ndërkohë, rreth 80 persona janë plagosur pas goditjes së një rakete që ka rënë mbi një shkollë për vajza, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në zonë.

Ndërkohë disa media izraelite pretendojnë se udhëheqësi suprem, Ali Ayatollah Khamenei mund të jetë vrarë. Ky pretendim nuk është verifikuar ende. Versus.al

Poll