Një rënie e ndjeshme e importeve, e shkaktuar nga tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump, ka kontribuar në rritjen e ekonomisë amerikane gjatë tremujorit prill–qershor.
Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, ekonomia e SHBA-së — më e madhja në botë — u rrit me një ritëm vjetor prej 3%, duke u rikuperuar pas një ngadalësimi në fillim të vitit. Kjo rimëkëmbje, që rezultoi më e fortë se parashikimet, u ndikua kryesisht nga luhatjet në tregti dhe përpjekja e bizneseve për të importuar mallra para se të hynin në fuqi tarifat e reja.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky lloj zhvillimi nuk është domosdoshmërisht tregues i një force të qëndrueshme ekonomike, pasi rritja është ndikuar nga faktorë afatshkurtër dhe jo nga një përmirësim i thellë i ekonomisë. /Versus.al






