BOTA /

Ronaldo telefonon Donald Trump pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Nuk ka më të mirë se ai

Shkruar nga Versus

Ronaldo telefonon Donald Trump pas vizitës në Shtëpinë e

Cristiano Ronaldo ka telefonuar Donald Trump për të falenderuar për turin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Lajmin e ka zbuluar vetë presidenti amerikan në një  postim në rrjetin e tij Truth Social ku nuk e fshehu admirimin e tij për superyllin portugez të futbollit duke e quajtur atë një djalë të jashtëzakonshëm, jo vetëm si atlet, por edhe si person.

Nuk ka më të mirë se ai përfundoi Trump postimin e tij.

Postimi i plotë:

Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për turin që i bëra këtë javë në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, jo ​​vetëm si atlet, por edhe si person. Nuk ka më të mirë se ai!!!

Ronaldo telefonon Donald Trump pas vizitës në Shtëpinë e

Muajin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte në Uashington dhe u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në Zyrën Ovale. Ylli portugez mori pjesë në delegacionin saudit që vizitoi kryeqytetin amerikan.

Gjatë vizitës, Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u udhëhoqën personalisht nga Trump nëpër ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke vizituar korridoret e dekoruara me portrete të figurave historike dhe piktura në korniza ari. Turi përfundoi në Zyrën Ovale, ku presidenti amerikan i priti ngrohtësisht dhe bëri fotografi me ta./Versus.al

 

Poll