
Ashtu siç kishte paralajmëruar para disa orësh, Irani ka sulmuar Dubain me dron që shpërtheu pranë një depoje karburanti që ndodhej në aeroport duke bërë që fluturimet të pezulloheshin përkohësisht.
"Fluturimet për në dhe nga DXB po rifillojnë gradualisht në destinacione të zgjedhura, pas pezullimit të përkohshëm të zbatuar si masë paraprake", tha Aeroporti i Dubait në një njoftim për shtyp.
Situata sa vjen e përshkallëzohet teksa rajoni hyn në ditën e 17-të të luftës që nisi me sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit.
Përgjatë natës sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa shpërthime pati edhe në zona të tjera të Libanit jugor. Numri i viktimave i ka kaluar 3 mijë persona, ndërsa mbi 1 milionë të tjerë raportohen të jenë shpërngulur për t’u shpëtuar bombardimeve. Versus.al


