
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi NATO-n për një të ardhme “shumë të keqe” nëse aleatët nuk ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe tha se mund të vonojë edhe një samit të planifikuar me Presidentin kinez Xi Jinping.
“Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë sepse Kina merr 90% të naftës së saj nga Ngushtica”, i tha Trump gazetës, duke shtuar se do të preferonte të dinte qëndrimin e Pekinit para vizitës së planifikuar.
''Mund ta vonojmë udhëtimin''- shtoi ai.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, përfunduan të parën nga dy ditët e bisedimeve në Paris të dielën për të zgjidhur problemet në armëpushimin e tyre tregtar dhe për të hapur rrugën për udhëtimin e Trump në Pekin për t'u takuar me Xi në fund të marsit. Presidenti i SHBA-së tha se vendet që përfitojnë nga rruga detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj.
“Është e përshtatshme që njerëzit që janë përfitues të Ngushticës të ndihmojnë për t'u siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, i tha ai FT.
Trump të shtunën u bëri thirrje kombeve të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur rrugën e ngushtë ujore për transportin detar, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë sulmet pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke thënë se shpresonte që vendet, përfshirë Kinën, Francën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Britaninë, do të dërgonin anije në zonë. Versus.al

