
Një helikopter me katër persona në bord u rrëzua në zonën Lanzada të Valtellina-s, në komunën e Sondrio-s në Itali.
Një nga personat në bord humbi jetën për shkak të plagëve të shumta, ndërsa tre të tjerët u plagosën. Ekipet e shpëtimit ndërhynë me shpejtësi për të gjetur të gjithë personat e përfshirë, mes tyre një grua 27-vjeçare.
Pas njoftimit në radio nga piloti i avionit, ekipet e kërkim shpëtimit u nisën drejt lokacionit ku zbuluan helikopterin e rrëzuar në një zonë me pyje të larta. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marr mjekimin e nevojshëm.
