BOTA /

Rrjedhja e informacioneve sekrete, Donald Trump pushon nga puna një prej njerëzve më të afërt

Këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, pritet të largohen nga postet e tyre brenda ditës së sotme,

Shkruar nga Versus

Rrjedhja e informacioneve sekrete, Donald Trump pushon nga puna një prej

Këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, pritet të largohen nga postet e tyre brenda ditës së sotme, sipas raportimeve nga agjencia Reuters. Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një koment zyrtar për këto lëvizje.

Waltz, i cili ishte një nga emërimet e para të Trumpit, ka qenë më herët kongresmen nga Florida që prej vitit 2019 dhe ka shërbyer në disa komitete të rëndësishme të Kongresit, përfshirë atë të Inteligjencës, Shërbimeve Ushtarake dhe Politikës së Jashtme. Përpara angazhimit në politikë, ai ka pasur një karrierë 27-vjeçare në ushtrinë amerikane, nga e cila doli në pension me gradën e kolonelit.

Së fundmi, Waltz u përfshi në një episod të diskutueshëm pas marrjes së përgjegjësisë për një bisedë në grup mes zyrtarëve të lartë të sigurisë, ku diskutoheshin planifikime për sulme ushtarake në Jemen. Ai kishte përfshirë në atë bisedë edhe kryeredaktorin e Atlantic, Jeffrey Goldberg, gjë që çoi në rrjedhje informacioni drejt mediave.

Nuk është bërë e ditur ende se kush do të zëvendësojë Waltz dhe Wong në pozitat e tyre. /Versus.al/

Tags:

trump

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: